“I mirëpres të gjitha memet…”, kancelari gjerman shfaqet me syrin e fashuar si pirat, shkak…

AKTUALITET


Kancelari gjerman Olaf Scholz është shfaqur me sy të fashuar, dy ditë pasi pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes.

Nuk dihet nëse kjo është gjendja e tij, apo thjesht një meme që qarkullon në rrjet, që kancelari ka zgjedhur ta shpërndajë në “X” duke bërë dhe pak humor me pamjen e tij.

“Kushdo që është fajtori… Mirëpres të gjitha memet. Faleminderit për të gjitha mesazhet. Duket me keq se sa është në të vërtetë!”, shkruan Scholz.

“Sipas rrethanave, kancelari është mirë”, tha të hënën zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit. “Ai ishte në humor të mirë këtë mëngjes, por ende duket pak i rrahur”.

Sipas tij, Scholz do të duket si fotografia e postuar në internet në dy ose tre javët e ardhshme.

Faqja e internetit e SPD thotë se Scholz vrapon sa më shpesh të jetë e mundur dhe bën sport rreth tre herë në javë – së bashku me gruan e tij Britta Ernst.



Skip to toolbar