Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili i mori 3000 euro një shtetaseje, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze.
Gjithashtu, është sekuestruar shuma 3000 euro, një automjet dhe një celular.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 21.10.2024, ka kallëzuar një shtetase 25 vjeçe se në muajin shtator, 34-vjeçari i ka marrë 3000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, lexohet në njoftimin e policisë.