Mediat spanjolle i kanë bërë jehonë lajmit mbi arrestimin e ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Informacion.es jep dhe një profil të Berishës, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Duke iu referuar burimeve, kjo media raporton se ka gjasa që Lulzim Berisha të refuzojë ekstradimin drejt Shqipërisë.
ARTIKULLI
“Me rrezik të lartë shoqëror”. Kështu e cilësoi policia shqiptare dje një të arratisur të rrezikshëm nga vendi i tij i cili u prangos dje nga Policia Kombëtare në Alicante. Imazhi i të arrestuarit në Alicante, i publikuar në disa media shqiptare, është më tepër ai i një turisti që ka zgjedhur Costa Blanca si destinacion pushimi dhe jo i një ish-kreu të një bande kriminale, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje të kryera nga organizata e tij në Shqipëri.
Lulzim Berisha, 52 vjeç, u gjet dhe u arrestua në Playa de San Juan në një operacion të kryer nga agjentë të Grupin e Vendndodhjes së të Arratisurve mund të fshihej në Alicante, ku me sa duket përdorte dokumentacion bullgar për të mos u zbuluar. I arratisuri u kap pasi policia shqiptare njoftoi policinë spanjolle.
I dyshuari pas arrestimit u transferua në Madrid dhe sot do të vihet në dispozicion të Gjykatës Qendrore Hetimore. I arratisuri do të ndihmohet në paraqitjen e tij në gjykatë nga zyrat ligjore të Francisco Miguel Galiana Botella dhe José Manuel Alamán Aragonés. Burime pranë çështjes sigurojnë se Lulzim Berisha do të kundërshtojë ekstradimin në vendin e tij.
Revokimi i dënimit të përjetshëm
Sipas mediave të shumta shqiptare, Lulzimi ishte kreu i një bande kriminale në qytetin shqiptar të Durrësit dhe u gjykua dhe u dënua së bashku me anëtarë të tjerë të organizatës për gjysmë duzine vrasjesh. Ai u arrestua në prill të vitit 2006 në Maqedoni dhe në vitin 2016 mundi të linte burgun me kusht për arsye shëndetësore pa vuajtur dënimin prej 25 vitesh të vendosur pasi Gjykata e Lartë shqiptare hoqi dënimin fillestar të përjetshëm.
Pas lirimit, dolën prova që e lidhnin me krime të tjera dhe u urdhërua fillimisht arrestimi dhe më pas burgimi, sipas asaj që u publikua në media. Megjithatë, ai u largua nga vendi dhe vendndodhja e tij nuk dihej deri në arrestimin e tij në Alicante.