I paraburgosuri i vë zjarrin qelisë, 4 vjet në burg për vjedhjen e një biçiklete

Më të fundit


Një i paraburgosur ne Burgun e Shënkollit i ka vënë flakën dhomës ku po qëndronte me shokut te tij. Ngjarja është shënuar të premten, rreth orës 02.00 të mëngjesit. Sipas burimeve ndërhyrja e gardianeve te burgut ka parandaluar përkeqësimin e situatës. Mësohet se autori është Artur Ferketa, 44 vjeç, i paraburgosur për vjedhjen e një biçiklete në Shkodër që në vitin 2015, i cili nga zjarri ka marrë edhe disa dëmtime në trup, por pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm brenda ambienteve të burgut, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve dëshmive që ka mbledhur grupi hetimor, Ferketa ishte i paraburgosur që prej vitit 2015 dhe në gjendje të rënduar psikologjike, i ka vënë flakën qelisë, duke pranuar dhe të vdesë vetëm të mos vuajë më padrejtësisht në burg. 44-vjeçari Ferketa është arrestuar në 6 maj të vitin 2015, pasi është kapur duke vjedhur një biçikletë, në lagjen “3 Heronjtë” të qytetit të Shkodrës e që prej atëherë ka mbetur brenda qelisë. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar