I pastër në të trija shtyllat, Ardi Veliu kalon me sukses “filtrin” e Vettingut, vijon detyrën si kryepolic

AKTUALITET


Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Veliu kaloi në “sitën” e Vettingut një ditë më parë, ku në seancën dëgjimore në KJV rezultoi se ai nuk kishte probleme me asnjërën prej shtyllave të këtij ligji, as me pasurinë, as me pastërtinë e figurës dhe as me aftësitë profesionale.

Nga hetimi i KJV, Ardi Veliu rezultonte me një pasuri minimaliste, ku jetonte në shtëpi me qira dhe nuk kishte makinë në pronësi të tij.



Skip to toolbar