I shkoi në shtëpi dhe përdhunoi të renë, pranga 48-vjeçarit

AKTUALITET


Një 48-vjeçar nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës është arrestuar nga policia e Beratit pasi ka hyrë me forcë në një banesë në Urë-Vajgurore duke përdhunuar një 31-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme dhe autori Lorenc Canka është prangosur disa orë më vonë nga policia në banesën e tij, në fshatin Tapi, ku jetonte së bashku me familjen.

Pas ngjarjes së rëndë ka qenë vetë 31-vjeçarja F.H. ajo që ka denoncuar përdhunimin në Komisariatin e Policisë së Urë-Vajgurore, ku edhe ka rrëfyer të plotë sesi ndodhi ngjarja. Denoncuesja ka deklaruar në polici se e njihte autorin dhe se prej kohësh nuk e linte rehat. “Kishte kohë që më përndiqte nga pas por nuk mendoja kurrë se ai do arrinte deri në këtë pikë dhe për këtë arsye nuk kam bërë denoncim më parë ndaj tij për përndjekje”, mësohet se ka thënë gruaja e re. 31-vjeçarja F.H. jetonte e vetme në një banesë në Urë-Vajgurore, pas divorcit disa muaj më parë me bashkëshortin.



Skip to toolbar