“I tha ‘jo’ ambasadorit Lu kur i dërgoi dosjen e Bashës në zyrë”, Nazarko: A e bënte dot kreu i PD të njëjtën gjë për Berishën?

Më të fundit


Analisti, Shpëtim Nazarko në emisionin “RealStory” në “News24”, tha se vendimi i kreut të PD-së Lulzim Basha për përjashtimin e Berishës ishte i drejtë.

I ndalur tek firmat , Nazarko  tha se nëse Gazment Bardhi siç edhe është shprehur se është në dijeni se sa firma janë mbledhur, atëherë i jep të drejtë ish-kryeministrin Sali Berisha për problemin që ngre për falsifikim e firmave.

“Po të isha në vendin e Bashës do të bëja atë që bëri Basha, do merrja zjarrin me vete, ose do ikja. Berisha në një akt analog ka vepruar ndryshe, sepse ka thënë që kur i kanë dërguar dosjen e Bashës në zyrë nuk e ka pranuar. Ai ka thënë: ‘Ambasadori Donald Lu më ka sjellë një dosje  të Bashës për marrëdhëniet me Rusinë dhe unë nuk e kam pranuar”. Por a e bënte dot Basha të njëjtën gjë? Këtë nuk e di, por ai ja përmendi…borxh për borxh. Në lidhje me firmat, do të gjej justifikim për Berishën. Ku e di Gazment Bardhi se sa numra ka kasaforta. Ndoshta mund ta dijë se ka agjentët e tij në terren. Por nëse ky e di unë i jap të drejtë Berishës kur thotë nuk ia jap Bardhit se mi falsifikon”, tha Nazarko, ndërsa shtoi: “E kam thënë që këta do krijojnë dy fraksione dhe rrugës do të përpiqen të gënjejnë njëri-tjetrin. Nuk do të ketë marrëveshje, këta kanë pranuar një gangrenë. Mbi 99% vulën do ta mbajë Basha”, tha Nazarko.



Skip to toolbar