I vendoset tritol servisit të makinave në Lezhë

AKTUALITET


Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në Ishull Shëngjin, në Lezhë.

Siç raporton gazetari Gjergji Figuri se shpërthimi ka ndodhur në një servis makinash, në pronësi të Toli Mhilli.

Për pasojë mësohet se ka pasur dëme materiale, xhama të thyer. Gjithashtu është dëmtuar një automjet që ishte i parkuar në oborrin e biznesit në fjalë.

Njoftimi i policisë:  

Lezhë /Informacion paraprak

Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, te porta e servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është vendosur një sasi lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.



Skip to toolbar