I vodhën 100 milionë lekë biznesmenit, Apeli i dënon me 17 vite burg

AKTUALITET


Gjykata e Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Fierit për dy autores e vjedhjes së 100 milionë lekëve në banesën e biznesmenit Xhemal Kalemaj në Levan të Fierit. Ka qenë kryesuesja e trupit gjykues në Apelin e Vlorës, e cila ka relatuar vendimin për dy të rinjtë, që pavarësisht kërkesës për pafajësi, ka lënë në fuqi dënimin me 9 vjet burg për Latifin dhe 8 vjet për Muçën.

Dy të pandehurit kanë qenë të pranishëm në sallë kur është dhënë vendimi së bashku me avokatët e tyre. Të dy e kanë pranuar në heshtje vendimin ndërkohe që në sallë kanë qenë të pranishëm dhe çifti i biznesmenëve të prekur nga kjo ngjarje, Xhemal dhe Floresha Kalemaj.

Sipas dosjes, Renaldo Latifi dhe Xhuliano Muça vodhën mbi 100 milionë lekë (të vjetra) mëngjesin e 29 Majit 2017 në biznesin e familjes Kalemaj, në Levan të Fierit. Prokuroria dhe Gjykata e Fierit identifikoi si autorë dy të rinjtë Latifi dhe Muça.

Dy të pandehurit u arrestuan në Shtator 2017 dhe rreth dy vjet pas ngjarjes, gjykata i ka dënuar respektivisht Renaldo Latifin me 9 vjet burgim (6 vjet burgim me gjykim të shkurtuar) dhe Xhuliano Muçën me 8 vite (5 vjet e 4 muaj burgim me gjykim të shkurtuar).



Skip to toolbar