Ideja e re e FIFA: Kupa e Botës për Klube njëherë në dy vjet dhe me 48 ekipe

Më të fundit


Për herë të parë këtë verë, FIFA organizoi Kupën e Botës për Klube, ku morën pjesë 32 ekipe në turneun e mbajtur në SHBA dhe në fund triumfoi Chelsea.

Duke parë suksesin e këtij kompeticioni, FIFA po mendon të bëjë një ndryshim të madh, duke rritur numrin e ekipeve si dhe duke e organizuar njëherë në dy vjet, sipas asaj që raporton “The Guardian”.

Kompeticioni i ardhshëm është në plan për t’u zhvilluar në vitin 2029 dhe FIFA po mendon të shtojë numrin e ekipeve dhe me 16 të tjera. Ndërsa nga viti 2031 e në vazhdim, FIFA mendon ta organizojë këtë kompeticion njëherë në dy vjet.



Skip to toolbar