Idrizi bashkohet më Bardhin kundër Bashës/ 54 deputetë firmosin për shkarkimin e Alibeajt

Më të fundit


Shpëtim Idrizi i PDIU-së ka firmosur sot bashkë  me 47 deputetë të opozitës për të ndryshuar përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore.

Idrizi i është bashkuar iniciativës së Gazment Bardhit kundër Lulzim Bashës duke i kërkuar Kuvendit shkarkimin e Enlekejd Alibeajt dhe zëvendësimin e Oerd Bylykbashin.

Në shkresën që ju është nisur edhe ambasadave, kërkohet të ikin të gjithë anëtarët aktualë të reformës që përfaqësonin opozitën dhe të zëvendësohen me të tjerë.

Lista e re e propozuar për anëtarë lë jashtë të gjithë grupin e Bashës dhe e plotëson komisionin me anëtarë të Foltores.

Bardhi dhe kolegët e tij thonë se  Bashës i takon vetëm një anëtar në këtë tryezë pasi ka me vete vetëm 7 deputetë. Nëse ata do ta kërkojnë një anëtar, Bardhi zotohet t ja japë.

Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mbahet sërish nesër.



Skip to toolbar