Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” u debatua për ligjin e luftës, që Greqia mban ende ndaj Shqipërisë.
Lideri i PDIU-së Shpëtim Idrizi theksoi se Greqia më në fund ka pranuar se ka ligj luftes mes Athinës e Tiranës.
Ndërsa, profesori i të Drejtës Ndërkombëtare Ksenofon Krisafi tha se lufta e dhuna në kohën që jetojmë kanë dalë jashtë loje dhe për mirëkuptim, shërben dialogu.
Shpëtim Idrizi: Më në fund Greqia ka pranuar se ka ligj lufte dhe me heqjen e këtij ligji, do trajtohet edhe problemi i pronave.
Ksenofon Krisafi: Në Greqi ka parti të ndryshme, që janë pro dhe kundër për ligjin e luftës. Ka shumë gjëra këtu që kanë të bëjnë me ne. Vizita e sotme e ministrit ishte për t’u përshëndetur, sepse lufta e dhuna ka dalë jashtë ligjit me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Jam shumë dakord me zotin Idrizin, përpos shishes, sepse gjërat zgjidhen me dialog.
Shpëtim Idrizi: Është një gjest që tani nuk do e bëj, por në atë kontekst ishte moment reagim. Ministri i Jashtëm grek shikonte dhunën ndaj shqiptarëve nga policia deri në atë kohë e unë doja që ai ta kuptojë se shqiptarët e Çamërisë janë gjallë. Shqiptarët e Çamërisë duan të kthehen në trojet e tyre. Në dialog nuk po arrihet asgjë.
Ksenofon Krisafi: Ekzistenca e ligjit në luftës del përherë në skenë kur kemi të bëjmë me Greqinë. Është absurde që Greqinë e kemi edhe aleat strategjik, edhe kemi ligj lufte.
Shpëtim Nazarko: Duhet ta vëmë veten në vendin e Greqisë. Shteti grek ka probleme edhe me Maqedoninë e Veriut. Greqia ka probleme edhe të brendshme me tokat. Shteti grek është shteti i vetëm pa hipoteka në Ballkan. Ky është problem i komplikuar. Greqia tani është mes dy zjarreve, në njërën anë kanë Turqinë dhe në anën tjetër Shqipërinë, duke luajtur në dy zjarre.