Ikën Vitore Tusha, Kushtetuesja me 6 anëtarë?! Në krye të KED për 2021 Ervin Pupe.

AKTUALITET


Nga e marta e 5 janarit 2021 Vitore Tusha nuk do të jetë më në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një post që e mbajti  vetëm për pak muaj kur u largua Ardian Dvorani.

Prej vitit  2019 ky këshill ka përzgjedhur 6 gjyqtarët e rinj kushtetues që më në fund në  përmbyllje të 2020-ës e bënë atë funksionale.

Sipas ligjit, KED me 9 anëtarë, riformatohet çdo vit duke nisur me trupën e re nga 5 janari.  Shorti i hedhur në presidencë më 4 dhjetor 2020 e la Tushën jashtë KED, informon shqiptarja.com.

Anëtarët e rinj të KED janë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa anëtar zëvendësues nga gjykata Kushtetuese u zgjodh Fiona Papajorgji.

Nga Gjykata e Lartë anëtarë do të jetë Ervin Pupe, ndërsa Ilir Panda u zgjodh anëtar zëvendësues. Pupe pritet të marrë edhe drejtimin e KED përgjatë vitit 2021, si gjyqtari më i vjetër.

Përfaqësues i prokurorisë së Përgjithshme u zgjodh Adnan Xholi, aktualisht drejtues në prokurorinë e përgjithshme. Gjykata e Apelit do të përfaqësohet nga gjyqtarët Astrit Kalaja dhe Elona Toro dhe prokuroria e Apelit nga Gjon Fusha dhe Genti Xholi.

Rilinda Selimi do të jetë përfaqësuesja e gjykatës Administrative në KED, e cila nga 5 Janar do të mbajë mbledhjen e konstituimit për një mandat deri më 31 dhjetor 2021.

Pjesë e KED ishte edhe ish kryeprokurorja Arta Marku e cila përgjatë 2021 nuk do të jetë më.

Këshilli i Emërimeve në drejtësi kontrollon, interviston, pikëzon e rendit listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese të cilën më pas ja përcjellë presidentit dhe parlamentit për emërim.

Aktualisht Gjykatës Kushtetuese me në total i mungojnë 3 anëtarë që duhet të vijnë nga radhët e Gjykatës së Lartë, pasi Vitore Tusha ka vite e vite qe qendron ne kete institucion me mandat te skaduar!



Skip to toolbar