Ilegalisht drejt Anglisë, gjenden 39 emigrantë të vdekur brenda në kamion

AKTUALITET


39 emigrantë të vdekur janë gjendur brenda një kamioni të parkuar në qytetin Essex në Angli. Policia britanike raporton se ka arrestuar shoferin i kamionit, një burrë 25-vjeçar nga Irlanda Veriore, ndërsa thotë se kamioni ishte nisur nga Bullgaria, e në të ndodheshin 39 persona, 38 të rritur dhe një adoleshent.

Trupat u gjetën të mërkurën në mesditë ndërsa kamioni ishte i parkuar në një park industrial.

“Ky është një incident tragjik ku një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën. Hetimet tona janë duke vazhduar për të vërtetuar se çfarë ka ndodhur. Jemi në proces të identifikimit të viktimave, megjithatë parashikoj që ky mund të jetë një proces i gjatë. Besojmë se kamioni është nga Bullgaria dhe ka hyrë në vendin tonë të shtunën, në 19 tetor. Kemi arrestuar shoferin e kamionit në lidhje me incidentin”, tha një oficer policie.



Skip to toolbar