Ilir Daja mbyll aventurën me Ballkanin, përgatitet rikthimi në pankinën e Dinamos

Më të fundit


Ilir Daja largohet zyrtarisht nga Ballkani. Ka qenë vetë klubi nga Kosova që në një publikim ka falenderuar Dajën për kontriubutin e tij tek skuadra e Balllanit.

Ja edhe postimi i plotë i klubit:

Faleminderit Ilir Daja!
Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.
Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.
FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.
Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë.
Faleminderit kampion!



Skip to toolbar