Ilir Meta: Gati plani për rikthimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta deklaroi se në ditët në vijim do të jetë gati një plan publik që do të ndiqet për procedurat e rikthimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë për shkak të COVID-19. 

Ai theksoi se për çdo shqiptarë që kthehet nga vende të ndryshme të botës, do të ndiqen procedura të ndryshme për karantinë sa më të sigurt.

“Ka vende që shtetasit nuk të lejojnë pa bërë testimet e tyre. Ne do të sigurojmë që karantinim të sigurt për ta. Ky është proces kompleks. Ku me shtetasit në Angli do të veprohet ndryshe. Me ata në Itali, procedura të ndryshme. Shumë shpejt, në ditët që vijnë do të ketë një plan publik që të përballojmë këtë situatë në mënyrë të mirë. Ne do bëjmë gjithçka si shtet me këtë operacion. Me sukses dhe sa më shpejt. Në ditët që vijnë do të kemi komunikime të tjera dhe deri atëherë të gjithë qytetarët tanë të jenë në kontakt me ambasadat. Ky është shqetësim madhor për mua si president i vendit. Pasi jam më i qetë me gjerat e tjera. Kjo është një çështje që merre një prioritet të veçantë, deri në kthimin e qytetarit të fundit shqiptar që dëshiron të kthehet në vendin e tij.”, tha Meta.



Skip to toolbar