Ilir Meta i nxehur, i vjen radha Bashës?

AKTUALITET


Ka ngritur dyshime konferenca për mediat e Presidentit, ndërsa u pyet nga gazetarët lidhur qëndrimet e kryedemokratit, nëse kreu i shtetit po bën rolin e opozitës.

Z. Basha u shpreh se ju mund të bëni rolin e kryetarit të opozitës nëse ai bën rolin e kreut të shtetit. A e shihni si një mesazh të z.Basha që ju të mos ndërhyni në rolin e kreut të opozitës?

Meta: Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt, është detyrë e parë e presidentit të Republikës. Në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm qytetari i parë i Republikës, por dhe kreu i Forcave të Armatosura, është ushtari i parë i i Republikës. Këtë duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë e çdo politikani, por mund të vijë dhe për çdo qytetar. Ta dinë të gjithë dhe Armiqtë e Shqipërisë do i marrin përgjigjen shumë shpejt, atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu, për të na bërë një vend gaz i botës. Atij zotërisë i them; përpiqu të bësh aq sa bëri Alija Izetbegović kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që; “jam peng” e vazhdo punën tende. Këtë popull nuk e merr më askush peng, në këtë qiell e në këtë tokë.”, tha Meta.

Ndonëse me tone të ashpra, qëndrimi i kreut të shtetit duket disi më i zbutur në përgjigjen për gazetaren, ndaj nëse ishte i drejtohej kreu të PD-së, Lulzim Basha apo kryeministrit Rama, ju lemë të gjykoni.



Skip to toolbar