Ilir Meta: Nëse e përballojmë me sukses pandeminë nga pikëpamja shëndetësore, pasojat ekonomike do jenë të lehta

AKTUALITET


Pas vendimit të Bankës së Shqipërisë për të ulur normën e interesit nga 1% në 0,5%, për të minimizuar pasojat që do të krijojë COVID-19, presidenti Ilir Meta theksoi se të gjitha skenarët e zhvillimit ekonomik janë të lidhura me ecurinë e kësaj pandemie. 

Përballë gazetarit Sokol Balla në emisionin “Real Sory” Meta tha se qeveria ka marrë masat e duhura në fillim, për të reaguar ndaj kësaj situatë, ndërsa theksoi se fokusi i parë është menaxhimi i situatës së shëndetit. Ai tha se sa me sukses të përballojmë këtë pandemi nga pikëpamja shëndetësore, aq më të lehta do të jenë pasojat ekonomike e sociale.

“Të gjithë skenarët e zhvillimit të situatës ekonomike, sociale, janë të varur nga skenarët e përballimit me sukses të kësaj pandemie. Sa me sukses të përballojmë këtë pandemi nga pikëpamja shëndetësore, aq më të lehta do të jenë pasojat ekonomike e sociale. Fokus i parë është tek menaxhimi i situatës së shëndetit publik. Qeveria ka marrë masat e duhura si fillim për të reaguar në këtë situatë, ashtu sikur dhe qeveritë e tjetra. Ajo ka marrë masa të rrisë financimet në sektorin e shëndetësisë. Nuk janë prekur shpenzimet, por jemi një rritje të lehtë të borxhit dhe deficitit. Kemi ende rezerva të tjera financiare, mundësi për të bërë riadresime, rialokimin, në varësi të situatës. Është me rëndësi që të detajohet kjo paketë që qeveria ka miratuar, në mënyrë që të shkojë atje ku duhet. Kjo do të ndihmonte për një menaxhim të mirë të situatës dhe kosto të lehtë të kësaj sfide.”, pohoi Meta.



Skip to toolbar