“Iliri nuk dinte asgjë”, Kryemadhi shfajëson burrin: Firmat i vendosja unë

Më të fundit


Pas gati 24 orësh kur SPAK i trokiti ne dere, Monika Kryemadhi hapi letrat e saj për të shpjeguar një një pjesë të dosjes së saj.

“Faturat për trajtimin shëndetësor të fëmijës që kishte një javë jetë”, tha ajo.

Por dhe të vetat, qe përmenden si shpenzime për ndërhyrje estetike.

“Kam hequr kancerin e mitrës. Nuk kam asnjë ndërhyrje”,

Kur erdhi momenti për të folur për ish-bashkëshortin, Ilir Meten, shpenzimet Kryemadhi i mori mbi vete.

“i kam paguar unë”

Sikundër ai ka thënë me parë, Kryemadhi përsëriti se Meta ia kishte lënë asaj shpenzimet familjare.

“Kam paguar shkollim, faturat. Meta as ujin nuk e paguan”, tha  ajo.

Fatkeqësia e fundit e përbashkët megjithatë nuk ka zbehur zemërimin e Ilir Metës ndaj saj.

“Kam 7 muaj pa folur. Edhe sikur të doja ta takoja, nuk pranon ai.”, tha ajo. Megjithatë, Kryemadhi nuk kurseu policët, qe e morën në rrugë.

“motherfacker……”

Por ndarja e tyre nuk mbyll çdo gjë.

“Metën e kam dashur dhe e dua…….”



Skip to toolbar