Imzot George Frendo ka uruar besimtarët katolikë për herë të fundit si Arqipeshkv i Metropolit Tiranë-Durrës me rastin e Krishtlindjeve.
Imzot Frendo dha mesazhe paqeje dhe solidariteti, duke iu kërkuar shqiptarëve të ndajnë gëzimin dhe politikanëve të mos mendojnë për vete e partinë, por të kenë parasysh të mirën e përbashkët.
“Bëhuni postierë të gëzimit”; “Jepuni para të varfërve, edhe ata kanë të drejtë për gëzim”; “Gëzimin të mos e mbajmë vetëm për vete”, ishin disa nga mesazhet e klerikut katolik në vigjilje të Krishtlindjeve.