“Infektivi” i Tiranës shpallet zonë karantinë, vendoset gardhi metalik

AKTUALITET


Bashkia e Tiranës së bashku me ministrinë e Shëndetësisë kanë shpallur zonë karantinë hapësirën rreth Infektivit në QSUT.

Nga sot janë vënë barrierat duke ndaluar lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve.

“Bashkë me Ogerta Manastirliu kemi kufizuar lëvizjen rreth Spitalit Infektiv”, thotë Veliaj dhe shton:

“Me ta thon troç: Ky nuk o momenti për vojerizmin tipik ballkanik “o lali ça ka aty pas kangjellave”. Nëse nuk je pacient, rri te shpija jote e laji duart sa më shpesh dhe lër doktorët të bëjnë punën, të lutem!”



Skip to toolbar