Lajmi se dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina janë të infektuar me koronavirus, tashmë është zyrtar.
Kryeministri Edi Rama përmes Twitter shpreh keqardhjen e tij duke iu uruar shërim të shpejtë.
“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!” – shkruan kryeministri.
Ende është e paqartë se ku janë infektuar dy vëllezërit artistë, ndërsa nuk ka asnjë raportim për gjendjen e tyre shëndetësore.
Edmond dhe Robert Budina kanë qenë aktivë në protestat kundër shembjes së Teatrit të vjetër Kombëtar. Këto protesta, ata i kanë drejtuar edhe nëpër rrethe ku kanë mbledhur firmat për peticionin për rindërtimin e TK.