Portali “Infermierë për Shqipërinë.al” ka hapur regjistrimet për punësimin e kategorive që përfshijnë infermierët.
Regjistrimet kanë filluar në datën 22 gusht dhe priten që të mbyllen në datën 5 shtator, ku të gjithë të interesuarit e kategorive infermier, mami, imazherisht apo laborant dentar duhet të futën në listën e pritjes online, përndryshe ato nuk mund të punësohen në Institucionet Shëndetësore.
Pas regjistrimit në këtë portal, kandidatët fitues do t’i nënshtrohen edhe testimit të informatizuar.
Sipas drejtoreshës së Operatorit të Kujdësit Shëndetësor, Jeta Deda, për herë të parë po aplikohet procesi i dixhitalizuar për përzgjedhjen e kandidatëve të duhur. Si
Pas vlerësimit të dosjes së ngarkuar në portal kandidati i nënshtrohet edhe testimit të informatizuar.
“Për herë të parë i gjithë procesi është i dixhitalizuar. 30 Pikë i përmban vlerësimi i dosjes dhe 70 pikë i përmban testimi i informatizuar që zhvillohet nga Qendra shqiptare arsimore.
Por, duhet të theksojmë se kandidatët për këto pozicione nuk mund të aplikojnë në më shumë se tre njësi vendore”,- tha drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda.
Në ditët e parë ka patur një numër mesatar 500-600 aplikantë.
Në portalin Infermierë për Shqipërinë do të publikohen edhe datat e testimit të informatizuar për të gjithë ata që do të futen në listë pritje, për t’u punësuar nëpër qendra shëndetësore, poliklinika apo laboratorë mjekësore publike.