“Informacioni mund të jetë mbajtur i fshehtë”, Lela: Shifrat janë dhënë vetëm nga shteti, dyshime për numrin e të vdekurve & infektuarve me Covid-19

AKTUALITET


Analisti Alfred Lela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se të gjitha informacionet në Shqipëri për vdekjet dhe të infektuarit me koronavirus, vijnë nga shteti.

Lela shprehet se ky fakt bën që të ngrihet dyshimi se informacioni për të vdekurit dhe të infekuarit me virus mund të jetë mbajtur ndoshta edhe i fshehtë ose nuk është treguar sic është realiteti.

Centralizimi i spitalilizmit ka cuar në centralizim të informacionit. Informacionet i kemi marrë vetëm nga zërat zyrtarë të shtetit. A mund të ngremë dyshimin se ndoshta ka informacion që mund të jetë mbajtur i fshehtë?

Nëse mbyllja ka funksionuar, ka ndodhur për shkak të shtet-rrethimin e informacionit. Bashkohem deri diku me atë që thotë Lubonja, për të pasur dyshim”, tha Lela.



Skip to toolbar