Integrimi, Osmani uron  Shqipërinë/ Presidentja e Kosovës: I gjithë rajoni në BE

KOSOVA


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani uron Shqiperine.

REAGIMI:

Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE! Hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj.

Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike në rajonin tonë duhet të vazhdojnë të përparojnë në rrugët e tyre drejt BE-së, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm – jo vetëm për rajonin por për të gjithë Evropën.



Skip to toolbar