Kryeministri Edi Rama në konferencën rajonale ku u diskutua revolucioni digjital si fuqi e re e mirëqeverisjes tha se inteligjenca artificiale është tashmë një risi.
“Sot jemi në një fazë tjetër dhe diskutojmë për gjëra të tjera. Do të ishim në një situatë ndryshe nëse kur u goditem nga pikëpamja kibernetike nga një prej fuqive më të mëdha dhe më malinje që ka në botën e sotme, Iranit, rezistuam. Dhe pikërisht se kemi vendosur një bazë të tillë po hedhim hapat e parë të një faze të re të revolucionit. Në shumë aspekte rruga tradicionale do të ishte shumë herë më e vështirë dhe më e gjatë për të arritur objektivat dhe më pas ballafaqohemi me ëndrrën tonë të anëtarësimit të BE ne na jem edhe më shumë kurajë.
Sot e tha drejtorja e AKSH-it që është edhe udhëheqësja e jetës së përditshme në këtë proces që ne po bëjmë procesin e integrimit në BE në fazën e negociatave për anëtarësim falë edhe një instrumenti të ri të papërdorur më parë që është një model i ndërtuar prej nesh enkas i inteligjencës artificiale. Ky model të jep mundësinë të realizojmë më shpejt të gjithë procesin, të realizojmë përkthimin në kohë rekord por edhe të kemi analiza të këtyre teksteve. Nuk bëhet fjalë për disa qindra, por për disa mijëra dhe ritmi i punës sonë dhe i kapaciteteve tona legjislative ishte rreth 60 cope pjesë në vit, dhe po të keni parasysh këtu bëhet fjalë për 4 mijë dhe imagjinoni se sa i gjatë do të ishte procesi.
Tjetra që po bëjmë dhe që lidhet me një fazë të re të luftës kundër korrupsionit, për të realizuar prokurimet publike. Tani jemi në një fazë të re të prokurimeve publike dhe pavarësisht se çfarë thuhet në aspektin e prokurimeve publike ne nuk kemi asnjë piketë të ndërmjet dhe jemi në jo vetëm në vendin e parë në rajon”, tha Rama.