Irani, shtet sponsor i terrorizmit/ Kuvendi voton draft-rezolutën e PS me 79 vota pro

BOTA


Kuvendi miratoi sot projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”, dhe shpall Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste.

Draft rezoluta u miratua këtë të martë, me 79 vota pro dhe 1 abstenim. Ndërsa Partia Demokratike nuk ishte e pranishme, duke bojkotuar seancën.Në sallë ishte vetëm deputeti i “Lëvizjes Bashkë”, Redi Muçi dhe deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri i cili votoi pro. Ndërsa Redi Muçi abstenoi.



Skip to toolbar