Ish-ambasadori Tarifa: Nuk ndryshon se erdhi President i ri, funksionon me interesa kombëtare

AKTUALITET


Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se politika e jashtme amerikane nuk ndryshon me President të ri.

Ai ka sqaruar se politika e jashtme amerikane shkon gjithmonë pas interesave kombëtare dhe jo se ndryshoi Presidenti.

Për të ky është i vetmi parim që nuk mund të kompromentohet në politikën e jashtme amerikane.

‘’Politika e jashtme e Amerikës, që e sundon globin, nuk ka nivel, nuk ndryshon prej Presidentit, sepse nuk ndryshojnë interesat amerikane. Funksionojnë me interesa kombëtare. Një zotëri që ju e njihni, thoshte se është i vetmi parim që nuk mund të kompromentohet. Ideologji po. ‘’- tha Tarifa.



Skip to toolbar