Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Basha lider aventurier, të ikë

Më të fundit


Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së deklaroi se kreu i demokratëve, Lulzim Basha duhet të hapë dorëheqje, pasi humbi zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Kulluri e cilësoi Bashën si një lider aventurier, duke shtuar se kreu i PD-së i ka ezauruar të gjitha rrugët për të gjetur fajtorin e humbjes së zgjedhjeve.

“Pashë një meme në internet, për një ushtar japonez që në vitin 1974 kuptoi se kishte mbaruar lufta.
Ky dhe Lulëzim Basha e kuptojnë të fundit se pas luftës kanë humbur luftën, shumë ditë e vite mbrapa. Komisionerët e PD-së kanë firmosur procesverbalet në të gjitha KZAZ-të për 5199 kutitë. KQZ po ashtu. Verifikimi është bërë, kandidatët kanë pasur të drejtën për rishikimin e votave. Pra, zgjedhjet këtu kanë mbaruar nga pikëpamja procedurale. Që do të thotë se kryetari i PD-së, i cili u përbetua se e ka zgjidhur problemin e zgjedhjes së votave që kur hyri në 5 qershor, se për këtë arsye nuk huri në 23 qershor. Bëri marrëveshjen e 5 qershorit. Hyri në zgjedhje, bëri marrëveshjen. Humbi. Ik! Nuk je për këtë punë. PD nuk mund ta mbajë peng një aventurier që humb zgjedhjet në 8 vite dhe fajëson komisionerët ose kritikët brenda partisë ose LSI, ose ndërkombëtarët.

Nuk e di se kush e ka më fajin! I ka ezauuruar rrugët për të gjetur fajtorët jashtë dhe përtej vetes së tij. Këtu ka dy rrugë se jemi lodhur nga ky debat. Këtu ka dy rrugë, ose kjo parti do të përfundojë në një sekt personal të këtij njeriu aventurieri ose kjo parti do i hapet ndaj një procesi reformimi të thellë, që është politik, ideologjik dhe organizativ. Përndryshe PD do përfundojë si PSD gjermane në 12-13 % që në ditën e saj më të mirë mund të jetë si një shtojcë e parëndësishme e qeverisë, si në Gjermani. Rrugë të mesme nuk ka. 8 vite janë shumë.

Iu ishte mbushur mendja demokratëve se pas 8 vitesh ka një cikël rrotacioni. Por nuk ka asnjë ligjësi, asnjë rregull të pashkruar dhe as kuranor, as biblik, që ka një cikël 8-vjeçar. Ai vendoset nga vota dhe fryma që krijon. Ne sot, PD, jemi qindra mijëra vota poshtë PS-së. Nuk vjen në pushet nëse nuk merr 4-5 mandate sipër rivalit. Këtë ka treguar historiku. Aleati jonë më i madh i partisë sonë është akuzuar nga Policia e Shtetit që LSI ka pasur një marrëdhënie shumë korrekte me blerjen e votave, në perceptim se nuk e kam verifikuar mirë. Njerëzit flasin, nuk shkëputemi dot nga realiteti.

Unë refuzoj që këto kohë te fundit të bëhem qesharak, për atë rresht që bilbilosin pranë Lulzim Bashës se si do të mbajnë shqiptarët me këtë qeveri në fuqi dhe demokratët në opozitë edhe 4 e 8 vite. Këtu kemi një problem të fundit, kryetar i opozitës nuk është lider i saj, por është kthyer në meme. Meme më e fundit ishte ajo e Lulzim Bashës pas 30 vitesh me parrudhën ‘Zaho ik’. Në këtë pikë është katandisur debati i të djathtës dhe debati për humbjen e zgjedhjeve.”, tha Kulluri.



Skip to toolbar