Ish-deputeti Arben Çuko në SPAK për “21 janarin”: Nuk mund të lihen në harresë 4 viktimat

AKTUALITET


Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me ngjarjen e 21 janarit.

Në një prononcim për mediet pasi doli nga SPAK, Çuko tha se u pyet në cilësinë e personit që ka pasur dijeni në lidhje me ngjarjen e 21 janarit.

“Në SPAK u thirra në cilësinë e personit që ka pasur dijeni. Janë vrarë 4 veta ju e dini shumë mirë. Janë 4 veta të vrarë në bulevard, që nuk mund të lihen kaq kollaj në harresë”, tha Çuko.

Në 21 janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë u vranë katër qytetarë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, në korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin.



Skip to toolbar