Ish-kampioni i mundjes kërkon lirinë nga qelia

AKTUALITET


Ish-kampioni i mundjes, shkodrani Elis Guri i arrestuar në Tetor të vitit të kaluar, në kuadër të operacionit “VOL-VO 4” ka kërkuar lirin nga Gjykata për Krime të Rënda. Avokati i Gurit, Arbër Hoxha ka bërë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, me pretendimin se për ish-kampionin e mundjes nuk ka prova nga ana e organit të akuzës, përveç një bisede telefonike midis Gurit dhe një prej anëtarëve të grupit të Avdylajve.

Kërkesa për Elis Gurin do të shqyrtohet nga gjyqatri Fran Prendi më 31 korrik në orën 12:00. Ish-kampioni i mundjes akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për ”Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” si dhe ”Trafikim i narkotikëve”. Guri e ka kërkuar edhe më herët lirinë, por kërkesat e tij janë rrëzuar nga gjykata. Operacioni “VOL-VO 4” u zhvillua në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë dhe janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.



Skip to toolbar