Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe paraqitet në SPAK

AKTUALITET


Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe është paraqitur paraditen e së mërkurës në SPAK, i shoqëruar me avokat. Tushe përfundoi dënimin pak kohë më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Gazetari Ermal Vija raporton se prokuroria ka nisur hetim pasuror ndaj tij.

“Ditën e  sotme ish kryebashkiaku i Lushnjes është paraqitur në SPAK në lidhje me një hetim pasuror të nisur ndaj tij. Ai qëndruar për 1 orë e gjysmë dhe në dalje ka pranuar se bëhet fjalë për një hetim pasuror të nisur ndaj tij për një pasuri të padeklaruar. Në vitin 2022, u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera për pastrimin e një kanali. Pasi përfundoi dënimin, kur përfundoi dosja në apelin e posaçëm, i shtoi akuzën tjetër, për të cilën shkalla e parë e shpalli të pafajshëm. Tashmë është i lirë por ka një tjetër procedim penal, që do t’i duhet të përballet sërish me drejtësinë. Janë evidentuar disa pasuri që nuk justifikoheshin me burimin e të ardhurave.”, raportoi gazetari.

Kujtojmë që GJKKO dënoi Tushen në korrik të vitit 2022 me dy vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Prokuroria e Posaçme Anti korrupsion fillimisht kërkoi dënimin me 5 vite burg për ish kryebashkiakun lushnjar. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje me 1/3 e dënimit.



Skip to toolbar