Ish-kryeministri Fatos Nano shtrohet sërish në spital, ja gjendja e tij

AKTUALITET


Ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar sërish në spital, por kësaj here bëhet fjalë për diçka më të lehtë.

ABC News mëson se Nano është shtuar në një spital, pasi ka pësuar një frakturë në këmbë. Ndërkohë pritet që të enjten të kryejë një ndërhyrje.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital, pasi thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkri.



Skip to toolbar