Ish-kryeministri non-grata nga SHBA/ Minxhozi për deklaratat e Berishës: Premtime me “lugë bosh”

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News deklaratat e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në një dalje për mediat ka thënë se do të mundësojë projektin “Pa Viza në Amerikë” dhe anëtarësim të plotë në BE!”.

Ndërsa Sali Berishës i është hequr viza amerikane prej më shumë se 3 vitesh.

Gjatë intervistës, Minxhozi u shpreh se më këto deklarata Berisha kërkon të zhdramatizojë situatën e vështirë në të cilën ndodhet vetë, ndërsa e konsideron si një “premtim me lugë bosh”.

“Nëse do të arrinim të pyesnim subkoshiencën e Berishës gjëja që do kërkonte do të ishte një vizë amerikane. Berisha e vuan jashtëzakonisht shumë. Sa kemi informacion, momenti i shpalljes non grata ka qenë moment i vështirë për të. E dyta kërkon që të zhdramatizojë statusin e vet.

“Unë s’e kam vizën, por kjo nuk përbën problem sepse kur të fitojmë kaq mirë do të shkojnë punën”.

Kjo që premton Berisha, është një premtim me lugë bosh. Vjen një administratë e re që një nga thekset kryesore ka luftën kundër emigracionit ilegal. Ne jemi vendi i dashur për amerikanët, por kur shkon në Amerikë, listimi apo protokollin nuk e anashkalojnë për ne. Viza amerikane është diçka që kurrsesi nuk mund të cënohet, është diçka që ka një status, një dokument shumë special në xhepin e shqiptarit të mesëm të sotëm.

Berisha ka përjetuar vetëm mbylljen nga Perëndimi ndaj tij. Amerikanët sa ç’janë treguar rigoroz me Berishën, momente të caktuara janë treguar edhe tolerant, pasi kanë toleruar rikthimet në pushtet, dhe të mos shkojmë te 21 janari që të gjithë e kujtojmë që javë pas mortit i thanë burrë shteti”, tha më tej Minxhozi./abcnews.al/



Skip to toolbar