Ish-oligarku rus paralajmëron Evropën: Mos negocioni me Putinin, ai është një bandit

BOTA


Udhëheqësit evropianë duhet të shmangin gabimin e negocimit për përfundimin e luftës në Ukrainë me Vladimir Putin, sepse “ai nuk është një burrë shteti, por një bandit”.


Ky është paralajmërimi i ashpër i Mikhail Khodorkovsky, biznesmeni në mërgim që dikur konsiderohej njeriu më i pasur në Rusi dhe sot është një kritik kryesor i presidentit të vendit.

Që kur Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, disa liderë, veçanërisht presidenti Emmanuel Macron i Francës, janë angazhuar në telefonata me Putinin në një përpjekje për të ndryshuar mendjen e tij, por pa dobi.


Kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel kanë mbajtur të gjithë telefonata të pasuksesshme me homologun e tyre rus.

Kancelari austriak Karl Nehammer madje udhëtoi në Moskë për t’u takuar personalisht me Putinin.
Kjo fushatë diplomatike është kritikuar ashpër nga presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy, si dhe nga Polonia dhe shtetet baltike, të cilët i konsiderojnë thirrjet një formë qetësimi me një të dyshuar kriminel lufte.

Në një intervistë me Euronews, Mikhail Khodorkovsky u shpreh: “Udhëheqësit e vendeve të mëdha evropiane ende besojnë se mund të negociojnë diçka me Putinin pa demonstruar forcën e tyre dhe se ata mund të bisedojnë me të nga ajo që ai e percepton si një pozicion të dobët.

Dhe ky është një gabim dramatik, sepse ai nuk është një burrë shteti si ata nuk janë veçse një bandit. Dhe çfarë bën një bandit në këtë lloj situate kur e konsideron veten të fortë dhe kur shtyhet të bëjë një hap drejt tyre? Ai përpiqet t’i japë fund viktimës së tij.”



Skip to toolbar