Ish zëvendës Drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Kuliçaj u thirr në SPAK për “21 Janarin”, teksa tha se dha shpjegimet e tij.
“Dhashë shpjegimet e mia në lidhje me 21 janarin. Nuk mund të flas më teper për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor”, theksoi ai pas daljes nga SPAK.
“Prej orës 10:00, Agron Kuliçaj ndodhet në Prokurorinë e Posaçme. Është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për 21 janarin. Kuliçaj, në kohën kur dodhi ngjarja, ka mbajtur postin e zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ku ka pasur për detyrë, marrjen e masave për mbarëbajtjen e protestës”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.
Një ditë më parë, të mërkurën, në SPAK shkoi edhe Hysni Burgaj, ish Drejtori i Përgjithsëm i Policisë, i cili gjithashtu u pyet për “21 Janarin”.