“Ishte shkatërruar gjithçka”. Humbën 7 pjesëtar, të afërm të familjes Cakoni tregojnë dramën

AKTUALITET


Tërmeti i 26 nëntorit la pasoja të rënda për banorët e Durrësit, Tiranës, Thumanës, Lezhës, Laçit etj. Ngjarja më tragjike ishte padyshim humbja e 51 jetëve nga kjo fatkeqësi e rëndë shoqërore. Një nga më të prekurat është familja Cakoni në Thumanë, e cil humbi 7 anëtarë të familjes nga tërmeti. Të afërmit që i kanë mbijetuar tragjedisë në një prononcim për “Neës 24”  thanë se kjo ishte një ngjarje shokuese për ta, kurse kanë përshkruar momentet dramatike.

Gjyshja e familjes u shpreh me lot në sy: “Kam ikur dhe kam gjetur rrëmujë vendin. Ishte shkatërruar gjithçka. Nuk e kam kuptuar më se ku jam. Nusja është në spital. Unë kam humbur vajzën e parë, djalin e gocës, goca e gocës, nusja e djalit, djali i gocës, kishte ditëlindjen, djali im 44 vjeç, goca e djalit 15 vjeçe. Kam gjallë nusen e djalit që i ka vdekur burri me dy fëmijë. Kam një djalë në Itali, e kam në burg. Ma mbajnë atje, duan lekë, lekë nuk kam. Ka 15 vjet që nuk e kam parë djalin”.

Vëllai i madh i familjes është shprehur se natën e tërmetit nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa kur erdhi gjithçka ishte zhdukur. “Nuk mund ta besoj. Isha larg, pas 6 orësh kam ardhur. Një motër ma tha. Unë shikoja ku është hyrja, se nuk ishte më, ishte zhdukur fare, nuk di si ta përshkruaj atë moment të trishtë. Këto nga fukarallëku janë futur brenda. Unë se di sesi jam gjallë”.



Skip to toolbar