Itali, shkojnë në 6077 viktimat e koronavirusit. 602 në 24 orët e fundit

AKTUALITET


Italia merr një tjetër goditje të fortë nga pandamia që mban emrin COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë kanë humbur jetën nga koronavirusi 602 persona, 49 persona më pak se dje. Ndërsa ditën e shtunë numri i viktimave ishte 793 ne 24 ore.

Në total numri i të vdekurve në Itali që prej nisjes së pandemisë më 21 shkurt është 6077. Të dhënat e reja i bëri me dije kreu i emergjencave civile në konferencën e përditshme për shtyp, Angelo Borrelli.

Ndërkohë, 408 janë personat e shëruar, ndërsa në total numri i tyre ka shkuar në 7432. Në lidhje me rastet e reja, ata janë 3780. Italia regjistron 63927 të prekur në total nga Covid-19.



Skip to toolbar