Itali, shqiptari përplas për vdekje me kamion dy punëtorë

AKTUALITET


Një emigrant shqiptar në Itali ka përplasur për vdekje me kamion dy punëtorë italianë mesnatën e së hënës. Punëtorët po punonin për sinjalizimin rrugor të autostradës, në një kantier të bllokuar nga qarkullimi rrugor, kur janë përplasur nga mjeti i drejtuar nga emigranti.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 9 në autostradën A14, në afërsi të Bolonjës. 62-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar mjetin e tij TIR, kur ka humbur kontrollin, duke shkatërruar gardhin rrethues të kantierit dhe përplasur për vdekje punëtorët Antonio Pizutelli, 38 vjeç, dhe Salvatore Vani, 45 vjeç. Të dy italianët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa italiane ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë. Mediat italiane shkruajnë se policia dyshon se aksidenti ka qenë i qëllimshëm dhe shoferi i është nënshtruar kontrolleve mjekësore për të verifikuar nëse ka qenë në efektin e drogës apo të alkoolit.



Skip to toolbar