Italia dështoi për t’u kualifikuar në Botëror, dorëhiqet trajneri Gennaro Gattuso

Më të fundit


Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, ka ndërprerë kontratën e tij me Federatën e Futbollit të Italisë (FIGC) me pëlqim të ndërsjellë, pas eliminimit nga play-off i Kupës së Botës, konfirmoi Federata Italiane e Futbollit në një deklaratë.
Futbolli italian preku fundin, pasi për herë të tretë radhazi dështoi të kualifikohej për në finalet e një Botërori. Në një kohë që italianët vazhdojnë të qajnë për faktin se sërish do të ndjekin finalet e Kupës së Botrës nga divani i shtëpisë, autoritetet kanë nisur një revolucion të vërtetë për të “ringjallur” të kaltërit.

Në këtë process janë përfshirë të gjithë, drejtuesit të gjitha niveleve të futbollit, politika, mediat dhe ikonat e së shkuarës të kombëtares së Italisë. Nuk ka një plan konkret public, por duket se gjithçka do të nisë nga zero.

Dorëheqjet e presidentit të Federatës Gravina dhe drejtorit të kombëtares Xhanluixhi Bufon ishin vetëm pika e nisjes. Ish presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Giovani Malago dhe ish futbollisti Demetrio Albertini janë kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Federatës, ndërsa për të pasuar Buffon, emri më I përfolur është ai i legjendës së Milan dhe përfaqësueses italiane, Paolo Maldini.

Kaq për anën administrative. Më i rëndësishmë në këtë revolucion është emri i trajnerit të ri që do të ulet në pankinë. Në mediat përtej Adriatikut tre janë kandidatët kryesorë. Bëhet fjalë për Roberto Mancini, Antonio Conte dhe Massimilliano Allegri.



Skip to toolbar