Iu gjetën në banesë 2 armë zjarri dhe 3 armë gjahu/ Tiranë, arrestohet 63-vjeçari

AKTUALITET


Sekuestrohen 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.

Vihen në pranga poseduesi i tyre, -M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri(një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.



Skip to toolbar