Ivanka Trump në zyrën e Ramës

Më të fundit


Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump ka mbërritur në kryeministri, pas vizitës së saj në qytetin e Vlorës. Mbrëmjen e djeshme, çifti Ivanka Trump darkoi me kryeministrin Rama dhe një grup arkitektësh.

Sakaq, mesditën e sotme çifti u ndal në zonën e hidrovorit në Akerni, një territor i njohur për potencialin e tij të lartë në zhvillimin e turizmit elitar dhe investimeve strategjike.

Të shoqëruar nga arkitektë të njohur dhe nën masa të rrepta sigurie, me praninë e forcave të shumta të policisë, Trump dhe Kushner kanë inspektuar nga afër vijën bregdetare dhe hapësirat përreth hidrovorit në Akerni.



Skip to toolbar