Ivi Kaso Sekretar për çështjet zgjedhore dhe ligjore, në PD në emisionin “Real Story” në “ABC News” u shpreh se është shqetësues fakti që është ngritur një sistem që shkon përtej asaj që jep Kushtetuta. Më tej nënvizoi se shteti ligjor sipas tij ka nisur të shfaqë krisjet e para.
“Sa i përket zotit Beqja apo edhe zotit Meta me atë trajtim është i panevojshëm, sikundër e kam thënë arrestimi i zotit Malltezi që ka qenë çdo ditë në qendër të Tiranës, dhe të gjithë këto show janë të panevojshëm. Alarmi që kemi ngritur është se jemi një sistem ku shkon përtej asaj që jep Kushtetuta. Sa kohë kemi gjykata që janë interte ndaj prokurorisë, shohim që kolonat që duam të mbajnë një shtet ligjor kanë filluar të japin krisjet e para. Sot jemi në opozitë nesër gjërat mund të ndryshojnë, por të gjithë kemi zgjedhur të jetojmë në këtë vend, dhe duhet të garantohet të drejtat pavarësisht se kush preket”, tha Kaso.
Nga ana e tij analisti Skënder Minxhozi është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha është tashmë i njohur për akuzat e tij ndaj drejtësisë, apo edhe për kulturën e urrejtjes “Berisha ka një qajse specifike, ka kulturën e urrejtjes., Je përballë meje dhe unë do të asgjësoj me si të kem mundësi. Gjithë stafi i thonte Donald Trump mos thuaj që po hanë qen në Ohajo.
Dhe përkundrazi e ka thënë kudo. Ndonjëherë të del eksperimenti, por kur nuk të del çfarëdo të bësh. Por refuzimi i Berishës për të respektuar këtë klauzolë ka sjellë këtë situatë, që ai prej një viti është në shtëpi. Kur politika bëhet emocionale dhe jo logjike del kështu si doli sot”, ka thënë ai./abcnews.al/