Izet Haxhia kërkoi liri, e rrëzon Apeli

AKTUALITET


Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit Izet Haxhia për të fituar lirinë, pas pretendimit të tij se kanë skaduar afatet e paraburgimit.

“Unë nuk i jam shmangur drejtësisë, për t’u përballur me drejtësinë vendosa të kthehem në Shqipëri dhe të përballem me akuzat. Kërkoj nga ju të jeni të paanshëm dhe të jepni vendime të drejta pasi çështja ime trajtohet dhe politikisht”, ka deklaruar Haxhia në seancën gjyqësore.

Ndërkohë, një ditë më parë Prokuroria ka kërkuar të shpallë mos kompetencë dhe të gjykohet nga krimet e rënda, për këtë arsye ka përplasje mos kompetencash dhe kjo zgjidhet nga gjykata e lartë, për këtë arsye duhet të merret parasysh gjykimi i shkurtuar pasi i ka tejkaluar afatet e burgimit. Ai është i dënuar me 25 vite burg, por deri tani ka bërë 20 dhe duhet të lirohet duhet të paktën të lihet arrest shtëpie.

Prokuroria tha se duhet të ndiqen rregullat e vendosura mes dy shteteve për legalizimin e dokumenteve të dorëzuara sot në gjykatë, dokumente turke, vendimi i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë dhe kërkojmë të vijojë ai vendim për rrëzimin e kërkesës për lirimin nga burgu.



Skip to toolbar