Analisti Skënder Minxhozi komentoi për Real Story situatën në Lindjen e Mesme, me armëpushimin 2 javor të vendosur pas kërcënimeve të Trump.
Minxhozi tha se Izraeli nuk ishte pjesë e këtij kompromisi, dhe se është armike e tij. Minxhozi shtroi pyetjen se përse një vend si Izraeli me 10 milionë banorë, merr peng globin me 10 miliardë njerëz duke i afektuar ekonomikisht dhe jo vetëm.
“Kjo është një marrëveshje nën ultimatumin e Trump, ku sipas tij do zhdukej një civilizim 3000-vjeçar. Irani sipas 10 pikave dilte mëse i fituar, lajmi më i sigurt ishte se Hormuzi u rihap përkohësisht, por filtroi një lajm shumë i rëndësishëm që Izraeli nuk ishte pjesë e kompromisit.
Kjo do të thotë që Izraeli është armik i kompromisit. Izraeli ka 10 milionë banorë, e quan Iranin armik, bota ka 8 miliardë banorë dhe të gjithë kanë interesa jetike në flluskat e vogla ku jetojnë. Pse 10 milionë veta marrin peng 10 miliardë të tjerë ku Irani nuk është lufta e tyre. Europa dhe bota thonë që Irani nuk është lufta jonë dhe SHBA u la vetëm me Izraelin. Këtë Netanyahu nuk ka asnjë merak ta shpjegojë.”
