Izraeli evakuon me forcë spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës

BOTA


Një nga spitalet e fundit funksionale të Gazës veriore është evakuuar me forcë nga ushtria izraelite, thonë mjekët, pasi dhjetëra njerëz u vranë në sulmet ajrore izraelite që synonin zonën përreth objektit të kujdesit shëndetësor.

Eid Sabbah, kreu i departamentit të infermierisë në spitalin Kamal Adwan, tha se rreth orës 07:00 të së premtes, ushtria i dha administratës 15 minuta për të evakuuar pacientët dhe stafin në oborrin e saj, shkruan BBC.

Trupat izraelite më pas hynë në spital dhe po largonin pacientët që kishin mbetur, sipas Sabbah. Ushtria izraelite tha se nuk ishte në dijeni për sulmet në zonë dhe po shqyrtonte raportet për vdekjen e mjekëve.

“Është e rrezikshme sepse ka pacientë në departamentin e ICU në koma dhe kanë nevojë për makina ventilimi dhe lëvizja e tyre do t’i vërë ata në rrezik”, shpjegoi Sabbah./abcnews.al



Skip to toolbar