Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur këtë paradite, ka miratuar programin e punës së Kuvendit për periudhën 10 maj-9 korrik 2021 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 maj 2021.
Konferenca ka vendosur zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është zhvilluar me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).
Në Konferencën e Kryetarëve është vendosur që në sencën e nesërme do të njoftohet edhe kërkesa e PS për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës.