Ja kur do jetë gati vaksina Covid-19, do mbulohet 30 % e popullatës në Shqipëri

CORONAVIRUS


Profesor Eduart Kakarriqi, nga Komiteti i Vaksinimit ka dhënë detaje lidhur me atë çfarë po ndodh me vaksinën antiCOVID dhe a do ta sigurojë Shqipëria. 

Nëpërmjet një videomesazhi, publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Kakarriqi ka edhe një këshillë për qytetarët, për “vaksinën” që të gjithë e kanë në dorë. Profesori thotë se Shqipëria ka marrë masat për të siguruar vaksinën anti-covid për si fillim për 30% të popullatës për grupet e riskuara.


“Ka 3-4 firma të ndryshme industriale. Institute bio-teknologjike që pretendojnë se; “ne jemi pothuajse gati që deri në fund të vitit të nxjerrim vaksinën në treg”. Megjithatë në vende të ndryshme mendohet se pjesa më e madhe e mendimeve është që vaksina do të jetë gati vitin që vjen. Ne si vend kemi marrë masat dhe kemi nënshkruar marrëveshjen përkatëse lidhur me pjesëmarrjen e vendit tonë në atë që quhet faciliteti i covax, ku marrin pjesë shumë shtete.

Ne jemi gati që sa të dali vakian anti-covid, vendi unë do të jetë ndër vendet që përfiton blerjen në kohë të vaksinës në një sasi për 30 % të popullatës. Duke parasysh që në fokus në radhë të parë janë mosha e tretë, grupet në risk dhe mosha pediatrike. Ne gjatë kësaj kohe kemi një ‘vaksinë’ tjetër në dorë që janë veçse masat përkatëse preventive për mbrojtjen ndaj virusit.

Krahas distancimit social, higjienizimit, është dhe problemi i mbajtjes së maskave. Maska duhet bërë zakon i yni, i mbajtjes së përditshme, jo vetëm brenda në ambientet e mbyllura, por dhe jashtë.”, -tha Kakarriqi.




Skip to toolbar