Shefi i rrjetit social, Twitter, Jack Dorsey, ka njoftuar se do të heqë dorë nga pozita udhëheqëse e kompanisë, të cilën e ka themeluar më 2006.
Zyrtari për teknologji në këtë kompani, Parag Agrawal do të drejtojë tani e tutje kompaninë.
Dorsey, 45-vjeçar, ka thënë se ka vendosur të largohet për shkak të fuqisë që ka Agrawal në drejtim të rrjetit social, i cili përdoret nga rreth 200 milionë persona në ditë.
“Jam shumë i mërzitur, por edhe i lumtur”, ka thënë ai në një letër drejtuar punëtorëve.
“Nuk ka shumë kompani që kanë arritur në këtë nivel”, ka thënë ai, duke shtuar se vendimi për t’u larguar është marrë nga vetë ai.
Sipas revistës, Forbes, pasuria e tij kap vlerën e 11 miliardë dollarëve.
Vendimi për largimin e Dorseyt do të zbatohet menjëherë, ndonëse ai do të mbetet pjesë e bordit derisa t’i skadojë mandati vitin e ardhshëm.
Agrawal, në anën tjetër, ka studiuar në Universitetin Stanford dhe Institutin Indian për Teknologji në Bombej.