Jahti pëson defekt, roja bregdetare shpëton 8 pushuesit serbë

AKTUALITET


Tetë pushues janë shpëtuar në det gjatë natës, pasi jahti, me të cilin udhëtonin ka pësuar një defekt.

Ndërhyrja është realizuar në orët e para të së dielës nga rojet bregdetare shqiptare në Vlorë, që ka bërë të mundur shpëtimin e 8 personave, të cilët ishin nisur nga Italia, por ishin me kombësi serbe.


Roja bregdetare tha se po udhëtonin me jaht, që ka pësuar një defekt në motor dhe kanë kërkuar ndihmë, duke lëshuar sinjalin SOS.

Për këtë operacion shpëtimi u angazhua anija e gatshme Sazan P- 116 “Bora” e ndërsa është komunikuar edhe me kapiterinë e porteve dhe policinë kufitare.

Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit, i cili ndodhej 22 milje detare në veri-perëndim të ishullit të Sazanit, pranë Lagunës së Karavastasë, duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.




Skip to toolbar